Bozhinovska: Bashkëpunimi dhe marrëveshjet në energjetikë me Azerbajxhanin
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e informoi homologun e saj nga Azerbajxhani, Parviz Shahbazov për fillimin e projektit të ardhshëm investues për ndërtimin e konjektorit të gazit, i cili, siç vlerësuan në takimin e djeshëm, hap shumë mundësi dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Azerbajxhanin.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:27, 13 mars, 2025

Baku, 13 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e informoi homologun e saj nga Azerbajxhani, Parviz Shahbazov për fillimin e projektit të ardhshëm investues për ndërtimin e konjektorit të gazit, i cili, siç vlerësuan në takimin e djeshëm, hap shumë mundësi dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Azerbajxhanin.
"Dje pata një takim shumë të mirë me ministrin e Energjetikës Shahpazov dhe zëvendësin e tij. E njoha me punën e Ministrisë sonë, se ajo është e re dhe se aktualisht jemi duke punuar në legjislacion. E informova se këtë muaj presim nënshkrimin dhe ndërtimin e konjektorit të gazit, që për ta është një informacion shumë i rëndësishëm dhe se për rreth 20 muaj do të përfundojë. Thanë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshje, se punojnë me 12 vende evropiane, prej të cilave 10 janë anëtare të BE-së, dhe dëshirojnë të përfshihen edhe në Maqedoni", deklaroi ministrja Bozhinovska gjatë qëndrimit në Baku, ku pati takim me ministrin Shahbazov dhe kryeministrin Ali Asadov.
Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Baku, ajo informoi se ka marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm ministror të Këshillit Këshillëdhënës për Korridorin Jugor të Gazit, si dhe në takimin e tretë ministror të Këshillit të Energjisë së Gjelbër.
Siç tha, do të bisedohet për mundësinë që të përfshihemi në korridorin e gjelbër të planifikuar dhe të nënshkruajmë marrëveshje njëvjeçare apo afatgjatë 25-vjeçare.
"Më ftuan në një takim ministror muajin e ardhshëm ku do të jenë të pranishëm edhe ministrat e tjerë. Do të ketë edhe një takim tjetër sepse do të krijojnë një korridor të gjelbër, njëri do të përfundojë në Hungari dhe tjetri në Bullgari dhe do të bisedojmë për mundësinë që Maqedonia të përfshihet, me atë që mund të nënshkruajmë marrëveshje për një vit dhe sigurisht afatgjatë, deri në 25 vjet. Treguan gatishmëri të madhe për të vizituar kompaninë e tyre shtetërore SOKAR, me të cilën tashmë kemi nënshkruar Memorandum për bashkëpunim", deklaroi Bozhinovska.
Në lidhje me atë nëse nismat dhe paralajmërimet e tilla do të nënkuptojnë sasi më të mëdha të gazit ose tranzit azerbajxhanas, theksoi se kjo varet nga ne.
"Së pari duhet të ketë konsum, nuk shpenzojmë shumë, kur të ndërtohet konjektori do të ketë mundësi tranziti, që për ne do të jetë mundësi më e madhe, afatgjatë dhe çmime më të mira, dhe meqë do të jemi në hyrje të Evropës Qendrore dhe do të kalojmë sasi të gazit", tha Bozhinovska.
Siç informuan dje nga Ministria e Energjetikës, në takimin Bozhinovska dhe Shahbazov, është vlerësuar se Maqedonia është qendër e rëndësishme transitore e gazit në Evropë dhe se Azerbajxhani është i gatshëm menjëherë të bashkëpunojë.
Në takimin tet-a-tet, cili u mabjt në Ministrinë e Energjetikës së Azerbajxhanit, është theksuar përkushtimi i përbashkët për forcimin e partneritetit në fushën e furnizimit me gaz. Bisedimet u fokusuan në mundësitë për marrëveshje afatgjata për furnizim me gaz, si dhe për investime të mundshme në infrastrukturën e gazit në Maqedoni.
Theks i veçantë është vënë në bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet kompanisë shtetërore të energjisë Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe kompanisë shtetërore të naftës Azerbajxhan SOKAR. Partneriteti midis EMV dhe SOKAR është kyç për transformimin tonë energjetik. Në këtë drejtim, është organizuar një takim për intensifikimin e aktiviteteve në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit që u nënshkrua gjatë samitit KOP 29 në Baku.
Foto: MIA