• e hënë, 23 dhjetor 2024

Botsvana kërcënohet se do të dërgojë 20.000 elefantë në Gjermani

Botsvana kërcënohet se do të dërgojë 20.000 elefantë në Gjermani

Berlin, 3 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Botsvanas, Mokgvici Masisi e kërcënoi Gjermaninë se do të dërgojë deri 20.000 elefantë, i pakënaqur që Berlini e kritikon gjyetinë e elefantëve dhe eksportin e trofeve të cilat vendi i tij, sipas tij, i praktikon që ta rregullojë numrin e këtyre kafshëve.

Masisi për gazetën gjermane Bild deklaroi se nuk bën shaka që dëshiron të zhvendosë 20.000 elefantë.

"Do të donim t'ia japim këtë dhuratë Gjermanisë", tha Masisi, duke shtuar se "nuk do të pranojë kurrfarë refuzimi".

Botsvana, vend pa dalje në det në Afrikën jugore, është shtëpi e popullatës më të madhe të elefantëve në botë, rreth 130 mijë, me të cilët jeta e përbashkët është shpesh e vështirë, tha presidenti, duke i theksuar sulmet ndaj njerëzve, fshatrave dhe kulturave bujqësore. 

Kritikat e Ministrisë gjermane të Mjedisit Jetësor, e kryesuar nga ekologjistët, kanë të bëjnë me trofetë për gjyeti të elefantëve për klientë të pasur perëndimorë. 

Sa i përket "dhuratës" të paraparë nga presidenti Masisi, ministria gjermane deklaroi se "Botsvana ende nuk ka realizuar kontakt" në këtë temë. fc/

Fotografia. Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR