• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bota do të ketë 200 milionë njerëz më pak në fund të shekullit të 21-të për shkak të rënies së shkallës së natalitetit

Bota do të ketë 200 milionë njerëz më pak në fund të shekullit të 21-të për shkak të  rënies së shkallës së natalitetit

 Londër, 12 korrik 2024 (MIA) - Bota në fund të shekullit të 21-të do të ketë 200 milionë njerëz më pak se sa pritej paraprakisht, sipas një raporti të KB-së në të cilin theksohet ndikimi dramatik të rënies së natalitetit në popullsinë globale.

Në edicionin e ri të  raportit për "Perspektivat e Popullsisë Botërore", të cilin KB-ja e publikon çdo dy vjet, theksohet se popullsia e botës do të rritet nga 8.2 miliardë në vitin  2024 në një maksimum prej rreth 10.3 miliardë në vitin 2080, për t'u ulur në rreth 10.2 miliardë në fund të shekullit. 

 Në edicionin paraprak të raportit, nga viti 2022, popullsia globale parashikohej të arrinte maksimumin  në 10.4 miliardë në vitin 2080 dhe të qëndrojë në atë nivel deri në vitin 2100.

"Peizazhi demografik ka evoluar shumë"," tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale Li Xhunhua, duke shtuar se një rënie disi më e shpejtë e shkallës së lindjeve u pa në disa rajone me fertilitet të lartë, raportoi sot Fajneshëll tajms. 

 Në më shumë se gjysmën e vendeve, numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua është tashmë nën 2.1, niveli në të cilin popullsia është e qëndrueshme.

Deri në vitin 2100, popullsia e Evropës do të ulet me 21 për qind nga maksimumi i saj në vitin 2020, rënia më e madhe e çdo kontinenti, thuhet në raport. 

 Më tej sugjerohet se rënia e popullsisë mund të ndihmojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike duke ulur kërkesën për aktivitete me intensitet karboni, dhe disa ekonomistë tregojnë për uljen e presionit mbi banesat, infrastrukturën dhe shërbimet.

Megjithatë, ulja e popullsisë në moshë pune dhe përqindja më e madhe e të moshuarve do të ushtrojë presion shtesë mbi financat publike. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR