• e enjte, 27 qershor 2024

Boston me fitore në ndeshjen e shtatë me Filadelfian u kualifikua në finale të Konferencës lindore në NBA

Boston me fitore në ndeshjen e shtatë me Filadelfian u kualifikua në finale të Konferencës lindore në NBA

Boston, 15 maj 2023 (MIA) - Bostoni mbrëmë e ka fituar Filadelfian në ndeshjen e shtatë të gjysmëfinales së Konferencës lindore në NBA me rezultatin 112:88.

Xhejson Tejtum ishte baskebollisti më efikas me 51 pikë. Ai e kaloi rekordin e Stef Karit nga Golden Stejt, i cili më 1 maj në ndeshjen kundër Sakramentos (120:100) u bë lojtari i parë në historinë e NBA-së, që shënoi 50 pikë në ndeshjen e shtatë të plejofit.

Në finalen e Lindjes, Boston Seltiks do të përballet me Majami Hit.

Finalistë në Konferencën perëndimore janë Denver Nagets dhe Los Anxhelos Lejkers. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR