• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borxhi publik i Shqipërisë vitin e kaluar u ul për 4.4 për qind

Borxhi publik i Shqipërisë vitin e kaluar  u ul për  4.4 për qind

Tiranë, 23 shkurt 2023 (MIA) - Ministria shqiptare e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se vitin e kaluar borxhi publik u ul për 4,221 milionë lekë, gjegjësisht për 4.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas treguesve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, borxhi publik arriti në 1,378,400 milionë lekë, nga 1,382,625 milionë në vitin 2021. Kjo konfirmon se borxhi publik është ulur për herë të parë që nga viti 1995, raportoi agjencia shtetërore, ATA.

Borxhi publik në raport me Bruto Prodhimin Vendor (BPV) në fund të vitit 2022 arriti në 66,97 për qind të BPV-së, që shënon një rënie prej 6,2 përqind pikë, krahasuar me vitin paraprak (2021), kur gjendja e borxhit në raport me BPV-në ishte 73.16 për qind.

Trendi rënës i nivelit të borxhit publik pritet të përshpejtohet në vitet në vijim dhe të arrijë në nivelin 64 për qind të BPV-së në vitin 2026.

Rritja ekonomike vlerësohet gjithashtu me optimizëm në një normë prej 2.6 për qind në vitin 2023 dhe pritet të jetë mesatarisht rreth 3.9 për qind në vit në periudhën e ardhshme afatmesme 2024-2026. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR