• e diel, 22 dhjetor 2024

Borusia e Dortmundit nuk dëshiron që ta shesë Belingemin

Borusia e Dortmundit nuk dëshiron që ta shesë Belingemin
Dortmund, 24 tetor 2022 (MIA) – Skuadra e Bundesligës, Borusia e Dortmundit është e bindur se Xhad Belingem do të qëndrojë në klub edhe pse për futbollistin e ri anglez janë të interesuar shumë klube. Drejtori sportiv i Borusia Dortmundit, Sebastian Kell në deklaratën për mediat gjermane tha se klubi nuk ka ndërmend ta shesë Belingemin dhe se mund ta bindë atë të qëndrojë në Bundesligë. “Xhad është po aq i kërkuar para ndeshjes me Shtutgartin, siç do të jetë edhe pas asaj ndeshje. Ai ende mund të zhvillohet tek ne, mund ta bëjë hapin tjetër në karrierë, siç e bëri këtë sezon”, deklaroi Kell. Dortmundi të shtunën mposhti Shtutgartin me rezultat 5-0, ndërsa Belingem në këtë ndeshje shënoi dy gola. Për 19 vjeçarin i cili ka kontratë me Borusia Dortmundin deri më 2025, interesim shprehin Liverpuli, Mançester Siti, Çellsi dhe Real Madridi.

QËNDRONI TË LIDHUR