• e shtunë, 06 korrik 2024

Borusia Dortmund është gati t'i ofrojë Bellingamit një rritje të konsiderueshme të pagës

Borusia Dortmund është gati t'i ofrojë Bellingamit një rritje të konsiderueshme të pagës

Dortmund, 28 mars 2023 (MIA) - Borusia Dortmund është e gatshme t'i ofrojë mesfushorit Xhud Bellingam rritje të pagës prej 150 për qind.

Sipas “Bild”, klubi dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë lojtarin 19-vjeçar. Besohet se Real Madridi, Mançester siti dhe Liverpul janë në “gjueti” për futbollistin anglez.

Kontrata aktuale e mesfushorit me klubin gjerman është deri në verën e vitit 2025.

Anglezi bëri 34 paraqitje për Borusia Dortmund këtë sezon, shënoi 10 gola dhe dha gjashtë asistime.

Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e lojtarit në 110 milionë euro. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR