• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borrell: Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për targat

Borrell: Prishtina dhe Beogradi  arritën marrëveshje për targat
 Beograd, 24 nëntor 2022 (MIA) - Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje lidhur me targat, konfirmoi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i BE-së Zhozep Borrelli, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. “Me gëzim ju informoj se kryenegociatorët  e Beogradit dhe Prishtinës kanë arritur marrëveshje për masat,  si do ta shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe janë duke u fokusuar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre," ka shkruar Borrelli mbrëmë vonë në Tuiter. "Kosova do t'u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrim të makinave, kurse Serbia nuk do të lëshojë më targa makinash me emra të qyteteve të Kosovës. Ditëve në vijim do t'i ftoj palët që t'i shqyrtojnë hapat e ardhshëm. I shfaq falënderim përfaqësuesit special  Mirosllav Lajçakut për punën e palodhur", shtoi Borrelli. Paraprakisht gjatë ditës, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçaku, ka shprehur shpresë se në Bruksel do të gjendet një zgjidhje për qetësimin e tensioneve në Kosovë. Ai sot në Bruksel është takuar me negociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe të  Serbisë  Petar Petkoviq. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR