• e shtunë, 23 nëntor 2024

Borrell për urdhrin për arrestim të Putinit: Përgjegjësit për agresion ndaj Ukrainës duhet të dalin para drejtësisë

Borrell për urdhrin për arrestim të Putinit: Përgjegjësit për agresion ndaj Ukrainës duhet të dalin para drejtësisë

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian gjithmonë ka qenë i qartë se përgjegjësit për agresionin joligjor ndaj Ukrainës duhet të dalin para drejtësisë, deklaroi sonte në Shkup përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell, duke e komentuar urdhrin e Gjykatës penale ndërkombëtare për arestimin e presidentit rus Vladimir Putin.

"Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi urdhër për arrestimin e presidentit Puti për krime lufe, për deportimin dhe transferin e fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi. Gjykata penale ndërkombëtare thekson se ekzistojnë baza që të besohet se Putini mban përgjegjësi individuale për këto krime. Pesha e krimeve dhe deklarata e GJPN-së flasin vetë për veten. Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare edhe për popullin e Ukrainës", theksoi Borrell pas takimit me presidentin Stevo Pendarovski në vilën "Vodno".

Borrell theksoi se kjo çështje e Gjykatës penale ndërkombëtare është vetëm fillimi i procesit të kërkimit të përgjegjësisë nga Rusia dhe lideri i saj për krimet dhe keqbërjet që po kryejnë në Ukrainë.

"Bashkimi Evropian vlerëson dhe mbështet punën e Gjykatës penale ndërkombëtare dhe hetimin e saj. Nuk mund të ketë mosndëshkim", tha Zhosep Borrell. mb//

Фото/Видео: Кабинет на Претседател на РСМ

QËNDRONI TË LIDHUR