Borrel: Nevojitet një autoritet palestinez "i fortë" për paqe në Lindjen e Mesme
- Nevojitet nkë autoritet pakestinez "i fortë" për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme deklaroi sot shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Zosep Borreli, së bashku me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:08, 26 maj, 2024

Bruksel, 26 maj 2024 (MIA) - Nevojitet nkë autoritet pakestinez "i fortë" për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme deklaroi sot shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Zosep Borreli, së bashku me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.
"Një autoritet palestinez funksional është edhe në interes të Izraelit, sepse për të arritur paqe, na duhet një autoritet palestinez, e jo një më i dobët", tha Borreli pak para bisedimeve me Mustafën se si të ndërtohet një autoritet palestinez për të marrë përsipër pushtetin në Gazë nga Hamasi.