• e premte, 22 nëntor 2024

Borrel bëri thirrje për aksion global për përfundimin e tragjedisë njerëzore në Rripin e Gazës

Borrel bëri thirrje për aksion global për përfundimin e tragjedisë njerëzore në Rripin e Gazës

Bruksel, 27 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrel ka bërë thirrje për aksion global "për përfundimin e tragjedisë njerëzore që po ndodh në Rripin e Gazës".

Ai e ka theksuar "nevojën urgjente që të respektohet e drejta humanitare ndërkombëtare në Rripin e Gazës", njofton Al Xhazira.

"Nënshkruesit e Konventës së Gjenevës kanë përgjegjësi juridike që të sigurojnë respektim të së drejtës ndërkombëtare nga të gjitha palët e involvuara. Detyra e jonë është t'i mbrojmë civilët dhe të drejtat e njeriut dhe koha e fundit është të veprojmë për këtë çështje", tha Borrel.

Sipas tij, shumë pak informata arrijnë nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, gjë që tregon në numrin katastrofik të vrasjeve, shkatërrimeve dhe urisë, krahas shpërnguljes me dhunë të civilëve.

"Tërë popullata është nën bombardim, rrethim dhe rrezik nga uria dhe është e detyruar të zgjedh mes shpërnguljes ose vdekjes", paralajmëroi Borrel. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR