• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borisov: Për momentin askush nuk mund të formojë qeveri në Bullgari

Borisov: Për momentin askush nuk mund të formojë qeveri në Bullgari

Sofje, 27 qershor 2024 (MIA) - Lideri i GERB-it dhe ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov deklaroi sot se për momentin asnjë parti në vend nuk mund të formojë qeveri të qëndrueshme.

Ai deklaroi se situata aktuale pengon përparimin e Bullgarisë drejt inkuadrimit në Eurozonë, qëllim që ai beson se mund të arrihet nëse ka qeveri të qëndrueshme të udhëhequr nga GERB, shkruan portali "Novinite".

Borisov kritikoi fushatën parazgjedhore të disa partive duke thënë se partitë politike kanë qenë më shumë të fokusuara në përfitimin e një avantazhi elektoral se sa qeverisje efektive.

Portali transmeton se pritet që presidenti Rumen Radev pas konsultimeve politike me shtatë grupet parlamentare të kumtojë se kujt do t’ia japë mandatin.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, të pestat në dy vitet e fundit janë mbajtur njëkohësisht me zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor ku më shumë vota mori koalicioni GERB-SDS i ish kryeministrit Bojko Borisov duke fituar më shumë vota, apo 68 nga totali prej 240 mandateve në Kuvendin kombëtar të Bullgarisë.

Lëvizja për të drejta dhe liritë (DPS) fitoi 47 mandate, ndërsa lista "Ndryshimet vazhdojnë" - Bullgaria Demokratike (PP-DB) fitoi 39 mandate, shkruan portali "Novinite".

Partia “Rilindja” fitoi 38 mandate, ndërsa Partia Socialiste Bullgare (PSB) 19, ndërsa pas tyre vijnë “Ka një popull të tillë” me 16 mandate dhe “Veliçina” me 13.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR