• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borisov: Marrëveshjet, veçanërisht ato ndërkombëtare duhet të respektohen

Borisov: Marrëveshjet, veçanërisht ato ndërkombëtare duhet të respektohen

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Marrëveshjet, veçanërisht ato ndërkombëtare dhe ato të përfshira në kornizën negociuese me BE-në duhet të respektohen, deklaroi sot lideri i GERB-it dhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë Hristian Mickoski se nëse ka vullnet politik e mundur është zgjidhje me Bullgarinë dhe ndryshim i kornizës negociuese me BE-në.

Borisov thotë se përkundër marrëdhënieve të mira mes tij dhe partnerëve në BE, marrëveshjet duhet të respektohen.

"Çfarëdo interpretimi nuk është i mirë për kolegët nga Maqedonia e Veriut. Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, RMV nuk ka asnjë shans për në BE. Tani duhet të jenë të përgjegjshëm. Siç e morën mbështetjen tonë, tani nuk mund të mbështeten më në të", thekson Borisov.

Ai theksoi se do të iniciojë takim me Mickoskin nëse ai formon qeveri dhe bëhet përsëri kryeministër i Bullgarisë.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR