Borisov dhe Petkov: Shkupi duhet të vendosë - futje të bullgarëve në Kushtetutë apo mbyllje të rrugës evropiane
- Ish-kryeministrat e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, sot deklaruan se Marrëveshja për fqinjësi të mirë duhet të respektohet dhe u bënë thirrje autoriteteve në Maqedoni të Veriut të vendosin nëse do t'i fusin bullgarët në Kushtetutë apo rruga e saj drejt BE-së do të mbetet e mbyllur.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:09, 26 shtator, 2024
Sofje, 26 shtator 2024 (MIA) - Ish-kryeministrat e Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, sot deklaruan se Marrëveshja për fqinjësi të mirë duhet të respektohet dhe u bënë thirrje autoriteteve në Maqedoni të Veriut të vendosin nëse do t'i fusin bullgarët në Kushtetutë apo rruga e saj drejt BE-së do të mbetet e mbyllur.
Lideri i GERB-it, Borisov, i cili është edhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin bullgar, theksoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë, e cila është përfshirë në planin për zgjerim, dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj.
Borisov konsideron se Sofja duhet të mbetet e qetë dhe e durueshme, të mos duket agresive sepse siç theksoi "faji është tek kolegët në Shkup".
Theksoi se "secili që do ta shkelë tonin e mirë, ndërkaq Bullgaria nuk e bën atë, do t'i durojë pasojat".
"Gjithçka që bëmë në Partinë popullore evropiane, në Këshillin evropian, në Komisionin evropian, u dëgjua shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane. Nuk kërcënojnë, nuk urdhërojnë, ndërsa rezultati është - Shqipëria shkon përpara. Ajo e pranoi pakicën bullgare, ndërsa kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet t'i bartin pasojat nga sjellja e tyre e deritanishme", tha Borisov në prag të shqyrtimit të deklaratës për Maqedoninë e Veriut parashtruar nga partia e djathtë ekstreme "Rilindja". Borisov thotë se do të tentojë t'i bindë kolegët në Komisionin për politikë të jashtme të mos sillen në mënyrë emocionale, por pragmatike dhe të matur.
Edhe lideri i PP-DB, Kiril Petkov, thotë se Shkupi duhet të vendosë nëse dëshiron t'i pranojë bullgarët në kushtetutën e tyre apo ta ndërprejë rrugën drejt BE-së.
"Koha tregoi se marrëveshja që e bëmë në kohën e qeverisë sonë - propozimi francez - u tregua shumë i mirë për Bullgarinë. Realisht, i tërë Bashkimi Evropian qëndroi në anën e Bullgarisë. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të vendosë nëse dëshiron t'i pranojë bullgarët në kushtetutën e vet apo rruga e tyre drejt Evropës është e mbyllur. Shpresoj se do të rimendohen, sepse ajo që po ndodhë për momentin është se Shqipëria po ndahet prej tyre dhe do ta vazhdojë më shpejtë rrugën drejt BE-së", deklaroi Petkov.
Ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonai e Veriut në rrugën drejt BE-së, e përshëndeti i pari i "Rilindjes", Kostadin Kostadinov. Kjo, sipas tij ndodhi pasi që "Tirana e njohi pakicën bullgare dhe ua garantoi të gjitha të drejtat kushtetuese".
"Prej tani, Republika e Maqedonisë së Veriut ka dy rrugë - ose do ta njohë praninë e bullgarëve si element shtetformues të vendit të vet dhe do t'i prëfshijë në Kushtetutë ose do të mbetet jashtë procesit negociues", tha Kostadinov.
Lidhur m Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Kostadinov konsideron se pasi që Shkupi refuzoi ta respektojë, edhe Sofja tashmë nuk duhet t'u përmbahet obligimeve që dalin prej saj. ab/
Fotо: МIА arkivi