Borelli për vizitë në Kazakistan dhe Kirgistan
- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borell nga sot deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Kazakistan dhe Kirgistan, e cila do të jetë një mundësi për të konfirmuar angazhimin e Unionit për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me të dy vendet, si dhe me të gjithë rajonin e Azisë Qendrore në kontekstin aktual gjeopolitik sfidues, njoftoi Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).
- Post By Qefsere Abduli
- 11:41, 1 gusht, 2024

Bruksel, 1 gusht 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borell nga sot deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Kazakistan dhe Kirgistan, e cila do të jetë një mundësi për të konfirmuar angazhimin e Unionit për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me të dy vendet, si dhe me të gjithë rajonin e Azisë Qendrore në kontekstin aktual gjeopolitik sfidues, njoftoi Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).
Sipas paralajmërimit Borelli sot në Astana do të ketë takim me presidentin e Kazakistanit Kasim-Zhomart Tokaev dhe me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Murat Nurtleu.
Të shtunën në Bishkek, Borelli do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kirgistanit dhe për gjendjen e jashtëzakonshme Jenbek Kulubaev dhe Bubek Azhikeev. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s