• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell kërkon vazhdim urgjent të dialogut Prishtinë - Beograd

Borell kërkon vazhdim urgjent të dialogut Prishtinë - Beograd

Bruksel, 30 maj 2023 (MIA) - Autoritetet në Prishtinë duhet t'i ndalin aksionet e njësive speciale të policisë rreth ndërtesave komunale në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa protestat e dhunshme të ndalojnë, deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell.

"BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës që e pamë gjatë ditëve të kaluara. Veprimet e dhunshme kundër qytetarëve, mediumeve, organeve të ndjekjes dhe ushtarëve të KFOR-it janë absolutisht të papranueshme dhe çojnë drejt një situate shumë të rrezikshme. BE qëndron fuqishëm prapa misionit të NATO-KFOR-it në përmbushjen e mandatit të tij në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë", theksoi Borell.

Ai shtoi se po punon në organizimin e një dialogu urgjent mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë me mbështetje të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, me qëllim që menjëherë të ndalojë eskalimi dhe dhuna.

"Duhet të evitohet çdo aksion i njëanshlm i mëtutjeshëm dhe të vendoset paqja. Si hap i parë, pres që autoritetet e Kosovës t'i ndërpresin operacionet policore të fokusuara në ndërtesat komunale në veri të Kosovës dhe demonstruesit e dhunshëm të tërhiqen. Do të vazhdoj të bashkëpunoj me dy liderët", theksoi Borell.

Ai theksoi se mbrëmë ka biseduar me presidentin serb, Aleksanadr Vuçiq ndërsa në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe nga të dytë ka kërkuar "urgjentisht të ndërmarrin masa për deeskalim të tensioneve enjëherë dhe pa kushte".

Borell theksoi se "në Evropë tashmë ka shumë dhunë" dhe se BE-ja nuk do të lejojë konflikt të ri. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR