• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Gazetarët duhet të mbrohen në çdo kohë dhe kudo

Borel: Gazetarët duhet të mbrohen në çdo kohë dhe kudo

Bruksel, 3 maj 2024 (MIA) - Gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë me guxim e praktikojnë lirinë e tyre të shprehjes, shpesh në rrezik të madh, me ç'rrast gazetaria e pavarur e bazuar në fakte ndihmon në mbrojtjen e demokracive tona përmes ekspozimit të padrejtësive, duke kërkuar llogari nga liderët dhe duke u mundësuar qytetarëve të miratojnë vendime të bazuara në informacione, theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borell në mesazhin me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave - 3 maj.

"Në vitin 2024, kur mbahen zgjedhje në mbi 60 vende në gjithë botën, puna e gazetarëve është me e rëndësishme se kurrë. Në këtë Ditë botërore të Lirisë së mediave, e respektojmë punën dhe guximin e tyre. Si syte dhe veshët tanë, gazetarët duhet të mbrohen në çdo kohë dhe kudo", theksoi Borell në një deklaratë të dhënë në emër të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se BE-ja i dënon me forcë të gjitha aktet e dhunës, përfshirë edhe kërcënimet, ndaj gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pavarësisht nëse ata e kanë origjinën nga shtete, grupe të organizuara apo individë.

"Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për krime të tilla, kudo që të ndodhin", është vendimtar Borelli.

Sipas tij, gazetarët dhe punonjësit mediatik që raportojnë nga konfliktet e armatosura duhet të mbrohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

"BE shpreh keqardhje për rritjen dramatike të numrit të gazetarëve të vrarë ose të plagosur gjatë raportimit për pasojat shkatërruese të luftës. Shumë gazetarë kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit duke na transmetuar lajmet nga Gaza. Gazetarët gjithashtu vazhdojnë të jenë në rrezik në baza ditore ndërsa raportojnë për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe për konfliktet në Mianmar, Sudan dhe vende të tjera", shtohet në deklaratën.

Borelli thekson më tej se BE-ja shpreh shqetësim serioz për praktikën e mohimit të aksesit të mediave të pavarura në zonat e konfliktit si një mënyrë për të kontrolluar hapësirën e informacionit dhe për të kufizuar aksesin e opinionit në raportimin objektiv të bazuar në fakte.

"Në të gjithë botën, mediat e pavarura po përballen me një sërë kërcënimesh ekzistenciale. Më shumë se kurrë, ne duhet të ndërmarrim veprime vendimtare për të siguruar që media të mund të funksionojë në kushte të qëndrueshme politike, ekonomike dhe ligjore", theksoi Borell.

Ai thekson se BE-ja ka bërë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim me miratimin e Ligjit Evropian për Lirinë e mediave, i cili synon të përmirësojë pavarësinë editoriale, të mbrojë burimet e informacioneve të gazetarëve dhe të përmirësojë transparencën rreth strukturës së pronësisë së mediave në Union.

"BE-ja mbetet e vendosur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe plularizmit në mbarë botën. Në mbrojtjen e lirisë së mediave, ne mbrojmë jo vetëm të drejtën për të ditur, por edhe aftësinë tonë për të formuar një të ardhme të udhëhequr nga e vërteta dhe përgjegjësia", shtoi Borell në mesazhin e tij me rastin e Ditës botërore të Lirisë dë Mediave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR