• e diel, 22 dhjetor 2024

Borell e përshëndeti vazhdimin e mandatit të EUFOR-Altea në BeH

Borell e përshëndeti vazhdimin e mandatit të EUFOR-Altea në BeH

Bruksel, 3 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe siguri, Zhozep Borell në një publikim në platformën Iks e përshëndeti vazhdimin e mandatit të Misionit ushtarak të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR-Altea) nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

E përshëndes vazhdimin e sotëm unanim të mandatit  EUROFOR-Altea nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, si njohje për kontributin e saj në stabilitetin dhe sigurinë e BeH-së, theksoi Borell në publikimin.

Sipas Borellit, BE-ja mbetet pa mëdyshje e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të BeH-së si një vend i vetëm, i bashkuar dhe sovran.

Këshilli i Sigurimit të BE-së mbrëmë njëzëri ia vazhdoi mandatin EUFOR-Altea edhe për një vit, me vlerësimin se Misioni jep një kontribut të rëndësishëm për paqen në Bosnje e Hercegovinë dhe luan një rol kyç në stabilizimin e situatës në rajon.

Përfaqësuesi amerikan i seancës Robert Vud shprehu shqetësim për shkak të retorikës dhe aktiviteteve të "personave zyrtarë që minojnë Marrëvesjen e Dejtonit dhe strukturën kushtetuese të vendit, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe integritetin teritorrial".

 

Русија ја блокираше нацрт-резолуцијата во ОН за Либија одвивајќи го зборот „платеник“ во текстот, со што е малку веројатно дека Советот за безбедност ќе гласа до крајот на оваа недела.

 

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku për të kundërshtuar përpjekjet destabilizuese dhe të rrezikshme të Asamblesë kombëtare të Republika Sërpska dhe presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, për rrezikimin e lirive themelore dhe sundimin e ligjit"; tha Vud.

Sipas tij, SHBA-ja plotësisht e mbështet integritetin e BeH-së në komunitetin transatlantik dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesi rus, Vasilij Nebenzija shprehu shqetësim për shkak të "përkeqësimit të krizës së brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të eskalimit të përplasjeve ndëretnike".

“Rezoluta e pas konfliktit, për të cilën Këshilli mblidhet për ta diskutuar dy herë në vit, është në 'qorsokak', për shkak të përpjekjeve të përqendruara të Perëndimit për të realizuar interesat e ngushta gjeopolitike”, deklaroi Nebenzia, duke shtuar se interesa të tilla perëndimore kanë kërcënuar parimet kryesore themelore të Marrëveshjes së Dejtonit.

Sipas tij, ekziston shqetësimi për përpjekjet për të zëvendësuar Marrëveshjen e Dejtonit me "integrimin euroatlantik", duke e shtyrë vendin drejt NATO-s "kundër dëshirave të popujve të saj" dhe në këtë mënyrë duke minuar shtyllat e shtetësisë së Bosnjë e Hercegovinës. ls/

Foto: Arkivi Iks/ MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR