Boreli: Të mos lejojmë "të luhet shah" në Lindjen e Mesme, ta tërheqim rajonin nga skaji i humnerës
- Shefat e diplomacisë së BE-së ka marrë qëndrim të fortë me kërkesë nga të gjitha palët në Lindjen e Mesme që të tregojnë përmbajtje pas ngjarjeve të fundit të fundjavës së kaluar dhe të mos lejojnë që rajoni të bjerë në luftë totale, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Unionit për Politikë t jashtme dhe Siguri Zhosep Borreli pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:14, 16 prill, 2024
Bruksel, 16 prill 2024 (MIA) - Shefat e diplomacisë së BE-së ka marrë qëndrim të fortë me kërkesë nga të gjitha palët në Lindjen e Mesme që të tregojnë përmbajtje pas ngjarjeve të fundit të fundjavës së kaluar dhe të mos lejojnë që rajoni të bjerë në luftë totale, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Unionit për Politikë t jashtme dhe Siguri Zhosep Borreli pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së.
"Sulmi me dronë dhe raketa ndaj Izraelit nga ana e Iranit është i paprecedentë në kuptim të drejtpërdrejtë të fjalës, sepse deri më tani asnjëherë nuk ka ndodhur një sulm i tillë ajror. Kjo sigurisht paraqet një përshkallëzim të madh të situatës tashmë të tensionuar në rajon", tha Boreli.
Ai përkujtoi se në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antoni Gutereshi vlerësoi se rajoni i Lindjes së Mesme është sjellë në skaj të humnerës, prandaj, sipas Borelit, bashkësia ndërkombëtare duhet ndërmerrni hapa për ta hequr atë nga atje.
"Ne duhet ta largojmë rajonin nga skaji i humnerës", tha Boreli.
Sipas tij, nëse në situatën e tanishme përdoret logjika e lojës së shahut dhe çdo sulmi përgjigjet me kundërsulm, kjo do ta çojë Lindjen e Mesme në luftë totale.
"Kjo nuk ka nevojitet. Lindjes së Mesme nuk i nevojitet luftë totale, që do të përfshijë të gjithë rajonin. Nuk i nevojitet as botës. Nuk u nevojitet as njerëzve në Gazë", theksoi Boreli, duke shtuar se nëse lufta përhapet në të gjithë rajonin, ajo nuk do të ndalojë konfliktin në Gazë dhe vetëm do ta rrisë vuajtjen e njerëzve në Rripin.
Foto: EBS