• e shtunë, 23 nëntor 2024

Boreli: Këshilli për Punë të Jashtme miratoi pesë miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Boreli: Këshilli për Punë të Jashtme miratoi pesë miliardë euro ndihmë për Ukrainën

 Bruksel, 18 mars 2024 (MIA) - Këshilli për Punë të Jashtme i BE-së sot miratoi propozimin tim për krijimin e Fondit për Ndihmë për Ukrainën në një vlerë të përgjithshme prej pesë miliardë euro, bëri të ditur  përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli.

"Fondi do ta mbështesë Ukrainën për të marrë pajisjet ushtarake që i nevojiten për ta mbrojtur popullin e saj nga agresioni rus dhe të drejtën e saj që të ekzistojë si shtet. Fjalët tona i shëndrrojmë në vepër", theksoi  Boreli në një postim në Iks.  

 Sipas tij, me këtë Fond, i cili është pjesë e Mekanizmit Evropian të Paqes, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në mbrojtjen nga agresioni rus me gjithçka që i nevojitet dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

 Fondi i sapoformuar do t'i mundësojë BE-së në mënyrë shtesë t'i mbështesë  nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës me pajisje dhe trajnime ushtarake, me sigurimin   e mbështetjes më të madhe dhe më të mirë operative për Ukrainën, si plotëaim të përpjekjeve dypalëshe të vendeve anëtare të Unionit dhe duke u fokusuar në rritjen e furnizimeve të përbashkëta nga industria evropiane dhe norvegjeze e mbrojtjes.

 Në mënyrë shtesë, Këshilli sot vendosi  t'i përmirësojë rregullat  për menaxhim me  Mekanizmin Evropian të Paqes për ta bërë më të qëndrueshëm dhe për ta përshtatur  me rrethanat e reja ndërkombëtare. Me vendimin e sotëm, tavani financiar i Mekanizmit do të jetë mbi 17 miliardë euro për periudhën 2021-2027.

Më 1 shkurt të vitit 2024, Këshilli Evropian e riafirmoi angazhimin e palëkundur të BE-së për të vazhduar të sigurojë mbështetje të fortë politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa është e nevojshme. 

 Në këtë kontekst, Këshilli Evropian e shqyrtoi punën e Këshillit për Mbështetje Ushtarake për Ukrainën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes dhe propozoi një rritje të tavanit të përgjithshëm financiar. Për këtë, liderët e BE-së i kanë dhënë afat Këshillit për Punë të Jashtme të arrijë marrëveshje për këtë çështje deri në fillim të marsit.  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR