• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boreli: Izraeli po shkakton uri në Gaza

Boreli: Izraeli po shkakton uri në Gaza

 Bruksel, 18 mars 2024 (MIA)  - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Boreli, tha sot se Izraeli po shkakton uri në Gazë dhe e përdor urinë si armë lufte, ndërsa këtë akuzë  shprehimisht e hodhi poshtë ministri izraelit  i Punëve të Jashtme,  Izrael Kac.

"Njerëzit në Gazë tashmë nuk janl në prag të urisë, por në një gjendje urie dhe mijëra njerëz janë të prekur", tha Boreli në hapjen e konferencës për ndihmë humanitare për Gazën në Bruksel. 

 "Kjo është e papranueshme. Uria përdoret si një armë lufte. Izraeli po shkakton uri", saktësoi Boreli.

Shefi i diplomacisë izraelite, Izrael Kac, iu përgjigj sulmit duke i bërë thirrje Borelit që "të ndalojë  ra sulmojë Izraelin dhe të njohë të drejtën tonë për vetëmbrojtje nga krimet e Hamasit".

 Ai  në një postim në X tha se Izraeli ka lejuar "ndihma masive humanitare në Gazë nga toka, ajri dhe deti për këdo që dëshiron të ndihmojë", por se ndihma ka qenë e "penguar me dhunë" nga militantët e Hamasit në "bashkëpunim" me UNRVA-në.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR