• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Boreli i bëri thirrje BE-së ta përshpejtojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Boreli i bëri thirrje BE-së ta përshpejtojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Bruksel, 11 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel ka biseduar në telefon me kreun e diplomacisë ukrainase Dmitro Kuleba mbi përpjekjet e BE-së për të përshpejtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

"Përsëri kam folur me ministrin e Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba mbi përpjekjet e BE-së për të përshpejtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet. U bëj thirrje vendeve anëtare të BE-së që t'i ftojnë ata të identifikojnë pajisjet e disponueshme që i duhen Ukrainës”, shkroi Borel në platformën X.

Ai deklaroi se në takimin e ardhshëm të përbashkët të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së më 22 prill, "duhet të bashkohemi me angazhime dhe veprime të kapshme".

"Ukraina nuk mundë të presë", shton shefi i diplomacisë evropiane. 

Kuleba deklaroi se pala ukrainase e di ku gjenden sistemet Patriot dhe po punon në të gjitha nivelet për të pwrforcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme tw Ukrainws në kanalin e saj Telegram njoftoi se Kuleba dhe Boreli kanë biseduar për "hapat e ndërmarrë në përputhje me udhëzimet e presidentit ukrainas Volodimir

Zelenski për dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore 'Patriot" në Ukrainë". qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR