• e diel, 22 dhjetor 2024

Boreli dhe Varheji mbërritën në Shkup, u pritën nga zëvendëskryeministri Mariçiq

Boreli dhe Varheji mbërritën në Shkup, u pritën nga zëvendëskryeministri Mariçiq
Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Nënkryetari i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për Punë të Jashtme, Zhozep Borel dhe eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji sonte mbërritën në Shkup, ndërsa në aeroportin e Shkupit i priti zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 
 
"Kisha nderin tu dëshiroj mirëseardhje miqve të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për Punë të Jashtme, Zhozep Borel dhe eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Varheji. Mbështetjen politike të cilën shtetet e Ballkanit Perëndimor e kemi duhet ta shfyrtëzojmë dhe t'i garantojmë stabilitetin, paqen dhe perspektivën evropiane të rajonit", shkroi Mariçiq në Fejsbuk.
 
Në mbledhjen e nesërme të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, thekson Mariçiqi në publikimin, do të kemi mundësi të bësedojmë për statusin e reformave, progresin në integrimet evropiane dhe për marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim.
 
"U dëshiroj qëndrim të sukseshëm dhe me lajme të mira për rajonin të shkojnë nga shteti ynë, i cili është shembull për tejkalimin e kontesteve në mënyrë paqësore dhe diplomatike", thotë Mariçiq. fc/
 
Fotografia: Fejsbuku i Bojan Mariçiqit

QËNDRONI TË LIDHUR