• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel: Shpresojmë se SHBA-ja do ta ndryshojë vendimin rreth mbështetjes për Ukrainën

Borel: Shpresojmë se SHBA-ja do ta ndryshojë vendimin rreth mbështetjes për Ukrainën

Granada, 5 tetor 2023 (MIA) - Vendimi i Kongresit të SHBA-së që ta përjashtojë ndihmën për Ukrainën nga pakoja e financimit të administratës shtetërore ishte e papritur dhe gjithsesi nuk është lajm i mirë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel gjatë mbërritjes në takimin e Bashkësisë Politike Evropiane në Granada. 

"Shpresoj se ky nuk do të jetë pozicion definitiv i SHBA-së. Ukrainës i duhet mbështetja e BE-së, të cilën sigurisht do ta ketë dhe duam ta rrisim, por është e nevojshme edhe mbështetja e SHBA-së", tha Borel. 

Ai theksoi se shpresë e BE-së, e ukrainasve dhe të gjithë atyre të cilët nuk duan që presidenti rus Vladimir Putin të fitojë në këtë luftë, është se SHBA-ja do ta rrisë pozicionin e saj dhe do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën. 

Sipas Borelit, BE-ja nuk mund ta kompensojë zbrazëtinë e cila do të shkaktohet me ndërprerjen e ndihmës që erdhi nga SHBA-ja edhe krahas vendimit që ta rrisë mbështetjen për Ukrainën. 

"BE-ja mund të bëjë më shumë, por mbështetja nga SHBA-ja për Ukrainën ishte mbresëlënëse", shtoi Boreli. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR