• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Nevojitet përparim i pjesëmarrësve në dialog për gjendjen në Ballkanin Perëdimor

Borel: Nevojitet përparim i pjesëmarrësve në dialog për gjendjen në Ballkanin Perëdimor

Bruksel, 29 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, bëri të ditur se shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s,  kanë pasur një shkëmbim të rëndësishëm mendimesh për situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e zhvilluar mbrëmë në Bruksel. 

"I informova shefat e diplomacive për situatën aktuale në lidhje me dialogun e zhvilluar nën patronazhin e BE-së. Nevojitet përparim i pjesëmarësve në dialog", shkroi Borrel në rrjetin social "X".

Ai përkujtoi rëndësinë që BiH ta shfrytëzojë momentin për përparim vendosës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Para fillimit të takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, në agjendën e së cilës është dhe Ballkani Perendimor, Borrell tha se misioni i EULEKS-it në Kosovë duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me KFORI-n për të gatantuar stabilitetin dhe sigurinë në veri të Kosovës, kumtoi Shërbimi evropian për politikë të jashtme. 

Borrell shtoi se stabiliteti dhe prosperiteti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe harmonizimi i tyre me politikën e jashtme të BE-së janë me rëndësi vitale për BE-në. si/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR