• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borel nesër dhe pasnesër në Austri për bisedime rreth Ballkanit Perëndimor

Borel nesër dhe pasnesër në Austri për bisedime rreth Ballkanit Perëndimor

Vjenë, 19 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Austri ku do të marrë pjesë në disa takime dhe diskutime për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimeve me përfaqësues të Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor, ai do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe atij të rajonit në sferën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe për zgjerimin e BE-së.

Ai nesër në Vjenë do të takohet me përfaqësuesit austriakë, mes të cilëve dhe me presidentin Aleksandar van der Bellen.

Siç kumton shërbimi për politikë të jashtme të BE-së (EEAS), Borel të premten do të marrë pjesë në Forumin Evropian në Vahau, ku do të pranojë çmimin evropian Alojz Mok.

Gjatë forumit, përfaqësuesi i lartë do të marrë pjesë në takime pune dhe diskutime me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, ministrat e Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të tink -tenk dhe organizatave shoqërore.

Në nivel bilateral ai do të takohet edhe me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR