• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Borel: Ndoshta dikush ka interes për një luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme

Borel: Ndoshta dikush ka interes për një luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme

Bruksel, 15 prill 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borel deklaroi se "dikush mund të ketë interes" për një luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme që do të pamundësojë ndalimin e operacioneve ushtarake në Gazë dhe bëri thirrje në depërshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

Irani të shtunën në mbrëmje lëshoi ​​qindra dronë dhe raketa ndaj Izraelit si përgjigje e sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask ku jetën e humbën shtatë oficerë të Gardës revolucionare iraniane duke përfshirë edhe dy komandantë të lartë.

Izraeli ka mohuar përgjegjësinë për sulmin i cili ndodhi më 1 prill.

“Ne jemi buzë të një humnerë dhe duhet të tërhiqemi”, tha Boreli për radion spanjolle Onda Cero. 

Në intervistën për televizionin publik spanjoll TVE Borel madje tha se Bashkimi Evropian priste një përgjigje të tillë nga Irani.

“Që kur u bombardua ndërtesa e konsullatës iraniane, me disa viktima, e dinim që Irani do të përgjigjej", tha ai. “Përveç kësaj, ata praktikisht e kumtuan këtë se si dhe kur do të kryhej sulmi. Irani donte të kufizonte dëmin që mund të shkaktonte me sulmin e tij," shtoi ai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR