• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel iu bashkangjit thirrjes së Kamala Harisit për ndërprerje urgjente të zjarrit në Gazë

Borel iu bashkangjit thirrjes së Kamala Harisit për ndërprerje urgjente të zjarrit në Gazë

Bruksel, 4 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, ssot deklaroi se dakordohet me nëpresidenten amerikane, Kamalla Haris, e cila bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit në Gazë, duke shtuar se është koha të reagojë edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

"I bashkohem thirrje së nënpresisdentes amerikane, Kamalla Haris për ndërprerje urgjente të zjarrit në Gazë. Atëherë nuk do të duhej të ketë kurfarë pengesse për miratim të rezolutës së Kësshillit të Sigurimit", hskroi Borell në rrjetin social X.

Ai shtoi se Haris ka të drejtë kur thotë sse janë vrarë tejet shumë njerëz dhe i bëri thirrje Izraelit të lejojë qasje të papenguar drejt ndihmës humanitare.

"Është koha Këshilli i Siurimit i KB-së të reagojë"., deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Nënpresidentja amerikane dje bëri thirrje për ndërprerje urgjente të zjarrit në Rripin e Gazës dhe kërkoi që Izraeli ta rrisë qarkullimin e ndihmës humanitare për shkak të "kushteve johumane" dhe "katastrofës humanitare" që e goditi popullin palestinez.

Mediumet perëndimore shkruajnë se deklaratat e nënpresidentes amerikane janë ndër më të ashprat, të dhëna nga një funksionar i lartë amerikan kur janë në pyetje thirrjet drejt Izraelit që ta lehtësojë situatën. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR