• e martë, 26 nëntor 2024

Borel i bëri thirrje Izraelit të lejojë qasje të personelit të KB-së drejt Rripit të Gazës

Borel i bëri thirrje Izraelit të lejojë qasje të personelit të KB-së drejt Rripit të Gazës

Bruksel, 20 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel i bëri thirrje Izraelit të lejojë qasje drejt personelit të Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët paletinezë (UNRVA) në Rripin e Gazë dhe t'i lëshojë vizat e nevojshme për KB-në dhe personelin humanitar.

"Ata (personeli) luajnë rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e ndihmës për popullatën e goditur civile në Gazë", kumtoi Borel nl platformën Iks.

Departamenti amerikan i Shtetit sot kumtoi se shefi i UNRVA-së, Filip Lazarini dhe personeli i KB-së duhet të jenë në mundësi t'i vizitojnë territoret që i ndihmon Agjencia, përfshirë edhe Rripin e Gazës.

Nga janari, disa vende, përfshirë edhe SHBA-në, e nd.rprenë financimin e Agjencisë së KB-së, pasi që Izraeli akuzoi se disa prej rreth 13.000 të punësuarve në UNRVA në Rripin e Gazës ishin të përzier në sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor. Disa prej këtyre vendeve, ssiç janë Suedia, Kanadaja dhe Australia, kohë më parë vazhduan të sigurojnë ndihmë financiare për UNRVA-në. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR