• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Hamasi nuk mund ta përfaqësojë popullin palestinez, krijimi i dy shteteve është zgjidhja e vetme për paqe të qëndrueshme

Borel: Hamasi nuk mund ta përfaqësojë popullin palestinez, krijimi i dy shteteve është zgjidhja e vetme për paqe të qëndrueshme

Bruksel, 8 prill 2024 (MIA) - Me sulmin joselektiv të 7 tetorit vitin e kaluar Hamasi plotësisht ka skualifikuar veten dhe ky grup kriminal nuk mund të përfaqësojë popullin palestinezë, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel me rastin e gjashtëmujorit nga sulmi i lëvizjes islamike në Izrael.

"Tmerri nga sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit me masakrën e 1.200 izraelitëve dhe rrëmbimin e qindra të tjerëve, tronditi botën dhe e futi rajonin në një tragjedi humanitare dhe politike. Ku qëndrojmë gjashtë muaj më vonë?, theksoi Borrel në një postim në Iks.

Borel thekson se mbështet qëndrimin e Sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh në shprehjen e "dënimit total të brutalitetit që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye".

"Populli izraelit ka ngushëllimet tona më të thella. Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare humanitare. BE-ja ka kërkuar vazhdimisht lirimin e pakushtëzuar për të gjitha pengjet. Në këtë tragjedi, civilët paguajnë çmimin më të lartë", shton Borel.

Ai potencon se BE-ja ka bërë thirrje për një pauzë të menjëhershme humanitare që do të dërgojë në një armëpushim të qëndrueshëm dhe heqjen e të gjitha pengesave për dërgimin e ndihmave humanitare me qëllim të reduktohen vuajtjet e civilëve në Gazë dhe të largohet uria.

"Civilët nuk duhet t'i nënshtrohen dënimit kolektiv", porositit përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Borel thekson se BE-ja kërkon zbatimin e Rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se Unioni vazhdon të ofrojë ndihmë për Gazën, duke përfshirë Agjencinë e KB-së në ndihmën dhe punën për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRVA) dhe se ka katërfishuar ndihmën humanitare për palestinezët.

"Apelojmë edhe një herë për siguri dhe mbrojtje të punëtorëve humanitar. Vrasja e shtatë anëtarëve të stafit të kuzhinës qendrore botërore (VCK) nga Forcat izraelite të mbrojtjes javën e kaluar ka dërguar në një numër të paprecedentë të vdekjeve - gati 200 punonjës të ndihmës dhe mbi 32.000 palestinezë", theksoi Borel.

Duke vepruar kështu, ai shpreh ngushëllimet e tij për të gjitha organizatat humanitare, duke përfshirë KB-në dhe UNRVA-n, të cilat humbën mbi 150 anëtarë të stafit të tyre në konflikt.

Pasi të lirohen pengjet dhe të arrihet një armëpushim duhet të vendoset menjëherë një tranzicion politik. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme. BE-ja është e gatshme të mbështesë një zgjidhje efektive, hap pas hapi, në bashkëpunim me të gjithë komunitetin ndërkombëtar", shtoi Borel në njoftim. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR