Borel: BE do të vendosë sanksione ndaj puçistëve në Nigeri
- Bashkimi Evropian është duke punuar në përgatitjet për vendosjen e sanksioneve kundër pjesëtarëve të juntës, e cila muajin e kaluar e mori pushtetin në Nigeri, deklariu sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell.

Madrid, 30 gusht 2023 (MIA) – Bashkimi Evropian është duke punuar në përgatitjet për vendosjen e sanksioneve kundër pjesëtarëve të juntës, e cila muajin e kaluar e mori pushtetin në Nigeri, deklariu sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell.
"Kur të vendosen sanksionet, BE-ja do të përpiqet të pasqyrojë masat e marra nga Organizata Ekonomike e Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS)", theksoi Borell në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Toledo, Spanjë.
Ai shtoi se nesër në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së do të propozojë krijimin e një kuadri ligjor për vendosjen e sanksioneve për përgjegjësit e grusht shtetit. ls/
Foto: EPA