• e premte, 22 nëntor 2024

Borë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, në Krushevë ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Borë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, në Krushevë ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë. Në Krushevë për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është ulur deri në 50 metra, informoi LAMM.

Siç paralajmëron LAMM, për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse në Rrugën rajonale R1102, seksioni Veles - Gradsko nesër dhe pasnesër do të jetë i mbyllur për qarkullim në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.   

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR