• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borë e lehtë në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë

Borë e lehtë në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë që nuk qëndron në rrugë bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë, kumtoi NP "Rrugët e Maqedonisë".

Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla. 

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR