• e enjte, 12 dhjetor 2024

Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë, mjegulll deri në 50 metra ka në Pletvar

Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë, mjegulll deri në 50 metra ka në Pletvar

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, në qafën malore Strazhë dhe Mavrovë. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 50 metra ka në qafën malore Pletvar. 

Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme pa ndalesa, vonesa ose kufizime. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të dendura në rajonet perëndimore dhe lindore. Gjithashtu në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojnë. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR