• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bolsonaro akuzohet për keqpërdorim të stolisë së arit me vlerë 1,2 milion dollarë

Bolsonaro akuzohet për keqpërdorim të stolisë së arit me vlerë 1,2 milion dollarë

Sap Paulo, 9 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti brazilian Zhair Bolsonaro ka keqpërdorur stoli ari me vlerë 1,2 milion dollarë gjatë mandatit të tij, thuhet në raportin e policisë federale braziliane e cila u publikua nga Gjykata e Lartë. 

Javën e kaluar, Bolsonaro ishte akuzuar për keqpërdorim, larje parash dhe shoqatë kriminale që përfshin stoli luksoze nga Arabia Saudite. Ky hetim është presion shtesë ndaj liderit të ekstremit të djathtë i cili ishte president nga viti 2019 deri në vitin 2022, kur i humbi zgjedhjet nga Luis Injasija Lupa da Silva. 

Bolsonaro deri tani nuk ka folur ende pas raportit të ri të policisë, por më herët ka mohuar përfshirjen në keqpërdorimin e stolisë. Bëhet fjalë për stoli ari dhe orë të cilat i mori si dhuaratë me vlerë ndërsa ishte në pozitën e presidentit. 

Bolsonaro tashmë e ka të ndaluar të mbajë poste publike deri në vitin 2030 për shkak, siç thonë autoritetet, përçarjen e demokracisë. Akuzat për stolinë pasojnë pas aktakuzës zyrtare  ndaj Bolsonaros në mars për falsifikimin e një certifikate vaksinimi Kovid-19 dhe një hetim të vazhdueshëm për përfshirjen e tij në trazirat e janarit të vitit 2023 që kërkonin të rrëzonin pasardhësin e tij në zgjedhje. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR