• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Në dhjetor dhe janar shënuam numër rekord prej mbi 170.000 qytetarëve të fotografuar për dokumente udhëtimi

Bojmacaliev: Në dhjetor dhe janar shënuam numër rekord prej mbi 170.000 qytetarëve të fotografuar për dokumente udhëtimi

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot së bashku me sekretaren shtetërore, Magdalena Nestorovska, i vizitoi shërbimet administrative të MPB-së të cialt ndodhen në ndërtesën e Televizionit të Maqedonisë, me qëllim të kontrollit të procesit të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

Siç informojnë nga MPB, kryesia e Sektorit për punë qytetare në ndërtesën e TVM-së, e informoi Bojmacalievin për procesin e ndërrimit të dokumenteve personale të qytetarëve.

"Nëse i marrim muajt dhjetor 2023 dhe janar 2024 në raport me procesin e ndryshimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve numri i përgjithshëm është 176.159, që është katër herë më i madh krahasuar me periudhën e njejtë prej dy muajve 2023, 2022 dhe 2021, kur ai numër brenda muajit nuk tejkalonte 24.000. Me këtë mund të konstatoj lirisht se është arritur numër rekord në këto dy muaj", thotë Bojmacaliev.

Me këtë rast zëvendësministri plotësues Bojmacaliev përkujtoi rrogën e paguar shtesë për të punësuarit e përfshirë në procesin e ndryshimit të dokumenteve personale, të cilët punojmë në mënyrë të palodhshme dhe me përkushtim gjatë fundjavave dhe festave, për çka edhe një herë i falënderoi kolegët. ab/

foto МРB

QËNDRONI TË LIDHUR