• e martë, 19 nëntor 2024

Bojmacaliev: Mbi 100.000 qytetarë në pritje të dokumenteve personale, është shkelur afati ligjor

Bojmacaliev: Mbi 100.000 qytetarë në pritje të dokumenteve personale, është shkelur afati ligjor

Shkup, 20 prill 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev i pyetur për vonesën e dhënies së dokumenteve personale, ai ka shpjeguar se me ardhjen e Qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për arsye personale të tija, të cilat reforma nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

“Sipas informacioneve të fundit që kam dhe numrave që kam kërkuar, mbi 100 mijë qytetarë nuk kanë marrë pasaportat brenda afatit ligjor. Dhe do të përmend vetëm se para Qeverisë teknike, të gjithë qytetarët kanë marrë dokumentet personale brenda 15 ditëve. Por fatmirësisht Qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, ndaj do të kthejmë në rrugën e duhur shërbimet administrative, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen në 15 ditë për të marrë dokumentet e tyre. E kam thënë prej ditës së parë, por nuk u kuptua se nuk bëhet fjalë vetëm për t'i fotografuar qytetarët, për t'u marrë paratë dhe të mos u japim pasaportat. Qytetarët janë duke pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente personale të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar”, theksoi zëvendësministri plotësues Bojmacaliev. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR