• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bogoev nikoqir i drejtorëve të Drejtorive të doganave nga Ballkani Perëndimor

Bogoev nikoqir i drejtorëve të Drejtorive të doganave nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Përmisimi i bashkëpunimit rajonal të Shërbimeve doganore në drejtim të luftës së përbashkët kundër kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe krimit të organizuar, me synim zhvillimin dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në rajon, është tema kryesore e takimit të 10-të joformal rajonal, i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup në organizim të Drejtorisë së doganave dhe me mbështetjen e Shërbimit doganor dhe tatimor të Mbretërisë së Bashkuar.

Në takim, siç kumtojnë nga Drejtoria e doganave, kanë marrë pjesë drejtorë dhe përfaqësues nga Ministria britanike e Punëve të Jashtme - Zyra për Operacione Ndërkombëtare dhe EXBS.

"Bashkëpunimi rajonal është kyçe në luftën kundër kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe krimit të organizuar. Ajo që është një sfidë reale për ne sot është të sigurojmë një balans midis nevojës për transport të përshpejtuar dhe lehtësimit të tregtisë nga njëra anë dhe zbatimit të kontrolleve efikase për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve nga ana tjetër. Mbetemi në të ardhmen për tu përkushtuar pa kushte në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të vazhdojmë me përpjekje të përbashkëta për të kontribuar në sigurinë dhe për të mbështetur tregtinë legale, e cila do të sigurojë zhvillimin dhe përparimin e përshpejtuar të rajonit, theksoi drejtori i Drejtorisë doganore Stefan Bogoev në paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Methju Loson, i cili në fjalimin e tij theksoi se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për rajonin dhe për bashkpunimin me Maqedoninë e Veriut.

"I sigurt, i qëndrueshëm dhe i begatë do të thotë partnerë më të fortë për Mbretërinë e Bashkuar me të cilët ne mund të punojmë së bashku për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për të inkurajuar përmirësimin e bashkëpunimit tregtar me Ballkanin Perëndimor. Rritja e aftësisë së zyrtarëve doganorë nga i gjithë rajoni për të punuar së bashku për të forcuar mekanizmat e kontrollit kufitar dhe shkëmbimin e inteligjencës në nivel rajonal do të ndihmojë në adresimin e kërcënimeve të përbashkëta nga krimi i rëndë dhe i organizuar, si dhe nga krimi ekonomik", theksoi ambasadori Loson.

Gjatë kohës së ngjarjes, ashtu siç informojnë nga Drejtoria e doganave, është arritur progresi në relizimin e aktiviteteve për përcaktimin e korrnizës për shkëmbim të sigurtë të infomacionit përmes sistemit SEED në fushën e analizës së rrezikut, por edhe në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës operative, me qëllim parandalimin e kontrabandës, tregtisë ilegale dhe krimit të oragizuar.

Pjesëmarrësit e takimit diskutuan edhe për zbatimin e masave efektive për parandalimin e korrupsionit, si dhe përgatitjen e projekteve të përbashkëta dhe aktiviteteve të ardhshme të Shërbimeve Doganore nga rajoni me qëllim lehtësimin e tregtisë, promovimin e procedurave doganore dhe bashkëpunimin ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor. rq/ab/

Foto: Drejtoria doganore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR