• e diel, 22 dhjetor 2024

Boçvarski: Rasti me mbikëqyrjen e autostradave është tërësisht i kompletuar para institucioneve

Boçvarski: Rasti me mbikëqyrjen e autostradave është tërësisht i kompletuar para institucioneve

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Nuk ka referencë negative për kompanitë të cilat do ta kryejnë mbikëqyrjen e autostradave që duhet të ndërtohen. Ky rast është tërësisht i kompletuar para institucioneve, por secili që ka nevojë për informata shtesë, mund të drejtohet në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, deklaroi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Ndërtimi i akseve të autostradave do të kushtojë 1,3 miliardë euro, por, siç theksoi Boçvarski, plotësisht do të paguhet projektimi dhe eksproprijimi. Nuk beson se i tërë projekti do të tejkalojë dy miliardë euro.

Përparësia e këtij projekti, sipas Boçvarskit, është që Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tëër kohën gjatë marrëveshjes do të jetë instrument i cili do të miratojë zgjidhje të caktuara projektuese dhe teknike të trasesë.

Me ndërtimin e këtyre akseve të autostradave, Boçvarski pret se do të mbyllen korridoret panevropiane, ndërsa përfitim do të kenë edhe kompanitë vendore të ndërtimtarisë dhe ekonomia në tërësi. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR