• e diel, 22 dhjetor 2024

Boçvarski: Qeveria do të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në Dellçevë

Boçvarski: Qeveria do të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në Dellçevë

Dellçevë, 10 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe ministrja e Mjedisit Jetësor Kaja Shukova, drejtori i NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale Kostadin Acevski dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë prof. Dr. Goran Markovski, inspektuan dëmet e shkaktuara nga moti i keq që e përfshiu Dellçevën.

Gjatë vizitës në Komunën e Dellçevës u takuan deputeten Sonja Mihaillova dhe kryetarin e komunës Goran Trajkovski, i cili detajisht informoi rreth dëmeve të ndodhura dhe potencoi  se nevojitet mbështetje e fuqishme nga pushteti qendror dhe aksion më të gjerë që këto dëme të riparohen sa është e mundur më shpejt, ndërsa jeta e qytetarëve në Dellçevë dhe rajonin e Dellçevës të kthehet në normalitet. 

Ministri Boçvarski theksoi se Qeveria qëndron në mbështetje të plotë të komunës.  

  

"Qytetarët të jenë të sigurt, së bashku do t'i tejkalojmë këto momente të vështira. Institucionet janë të angazhuara, bashkë me komunën dhe kryetarin Trajkovski i konstatojmë të gjitha dëmet, sidomos në pjesën e infrastrukturës. Më e rëndësishme është   infrastrukturën e nevojshme ta kthejmë në një gjendje normale, ekipet e NP për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale tashmë po punojnë  në rrugët më të dëmtuara hyrëse në qytet dhe siguroj se do të bëjmë gjithçka që është  në fuqinë tonë për ta kthyer jetën normale në komunë. Qeveria është plotësisht në mbështetje të komunës së kryetarit dhe  të gjitha dëmet që kanë ndodhur do t'i zgjidhim edhe  financiarisht edhe teknikisht", tha Boçvarski.

 

Komuna e Dellçevës të hënën do t'i dërgojë raport të plotë  Qeverisë   për dëmet, pas së cilës në seancën e ardhshme të Qeverisë pritet mbështetje financiare dhe teknike për riparimin e dëmeve.

Në ndërkohë, NP për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale është duke punuar në riparimin  e rrugës kryesore A3, ndërsa është paralajmëruar vënia në funksion të rrugëve alternative për në Dellçevë. ar/

 

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR