• e martë, 02 korrik 2024

Boçvarski: Pritet dokumentacioni për vendosjen në përdorim të pjesës teknike për gazsjellësin

Boçvarski: Pritet dokumentacioni  për vendosjen në përdorim të pjesës teknike për gazsjellësin

Shtip, 5 prill 2024 (MIA) - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e pret dokumentacionin e plotë për vendosjen në përdorim të pjesës teknike të gazësjellsit, theksoi sot nga Shtipi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski i cili mori pjesë në minimin e materialit ndërtimor të nevojshëm për ndërtimin e një dige në lumin Otinjë.. Ai në pyetjen  e gazetarëve se kur do t'i jepet leje kompanisë e cila i kryen analizat dhe cila do të jetë aksi i parë i gazsjellësit që do të lëshohet në përdorim  theksoi se deri më sot nuk është marrë asnjë kërkesë për lëshim në përdorim të ndonjë  nga gazsjellësit nga Shtipi në Manastir dhe nga Shkupi në Gostivar.

"Menjëherë sapo të arrijnë dokumentet, ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve do të formojmë një Komision që do të kryejë pranim teknik sa më shpejtë të jetë  e mundur dhe jemi të gatshëm të përfundojmë menjëherë këtë rast kur të arrijë në Ministri. Deri më sot një subjekt i tillë nuk ka ardhur, por menjëherë pas arritjes do të filllojmë procedurën", theksoi Boçvarski.

 

 

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve theksoi se ka procedurë edhe për përzgjedhjen e kontraktorit për interkonektorin e parë me Greqinë fqinje.

"Sot tashmë ka një procedurë për përzgjedhjen e një kontraktori për interkonektori i parë me Republikën e Greqisë me çfarë pavarësinë energjetike  të shtetit  do ta ngremë  në një nivel edhe më të lartë.  Dhe ajo që mund të theksoj është se këto gazsjellës tashmë janë përfunduar dhe më vjen jashtëzakonisht shumë mirë që janë teknikisht korrekt dhe kompania tashmë është duke bërë një procedurë testimi, duke e testuar tubacionin para se të vihet në funksion", deklaroi Boçvarski.

Ai ka theksuar se kjo Qeveri ka realizuar projekte kapitale në fushën e pjesës së gazifikimit, tubacionet kryesore dhe ato të gazit në gjatësi prej 210 kilometra.

"Përndryshe, kaq shumë nuk janë ndërtuar në tërë periudhën e mbetur nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot dhe këto gazsjellës tashmë janë realizuar nga Shtipi në Negotinë, nga Negotina dhe Kavadari në Prilep dhe Manastir janë përfunduar si projekte, teknikisht korrekte dhe natyrisht nga Shkupi përmes Tetovës deri në Gostivar", thotë Boçvarski.

 I pyetur se cila pjesë e gazsjellësit do të nisë e para, Boçvarski u përgjigj "Sigurisht, konsumatori që është i gatshëm të lidhet me ato linja  gazi do të ketë së shpejti mundësinë për ta bërë këtë". rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR