• e martë, 24 dhjetor 2024

Boçvarski: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e politikës së transportit me legjislacionin e BE-së

Boçvarski: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm në harmonizimin e politikës së transportit me legjislacionin e BE-së

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Zbatimi i masave dhe politikave që do ta lehtësojnë transportin dhe tregtinë dhe do ta rrisin bashkëpunimin rjaonal si parakusht për një treg të përbashkët dhe integrim në BE, është fokusi i këshillit ministror për transport dhe infrastrukturë nga Ballkani Peërndimor dhe i përfaqësuesve të Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në konferencën e përbashkët për shtyp me Mona Bjorklund nga Drejtoria e Transportit pranë Komisionit Evropian dhe drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshev, tha se varësia e ndërsjellë e vendeve u jep nxitje të zbatojnë masa dhe poltiika që do ta lehtësojnë transportin dhe tregtinë dhe do ta rrisin bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrim në BE.

Boçvarski tha se Maqedonia e Veriut ka përparim të rëndësishëm në harmonizimin e politikës transportuese me ligjvënien e Bashkimit Evropian dhe se gjatë verës vendi me sukses i ka përfunduar skriningjet dypalëshe me Komisionin Evropian për kapitujt 14 - Politika transportuese dhe 21 - Trans - rrjetet transportuese evropiane.

"Përparim të fuqishëm arritëm në pjesën e sistemit hekurudhor ku e miratuam Ligjin për sistemin hekurudhor me të cilin mundësojmë liberalizim të tregut hekurudhor, vërejtje e cila u shënua edhe në raportet e fundit të Komisionit Evropian, theksoi Boçvarski.

Ai i theksoi edhe investimet e realizuara në korridoret kryesore që kalojnë nëpër shtet.

"Në pjesën e Korridorit hekurudhor 8, tashmë po ndërtojmë fazën e parë dhe të dytë të pjesës lindore të korridorit, seksionet Kumanovë - Beljakovc dhe Beljakovcë - Kriva Pallankë, një investim prej mbi 200 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpallim thirrje publike edhe për seksionin e tretë nga Kriva Pallanka në  VK Deve Bair, me të cilin investimi total do të kalojë 700 milionë euro. Kemi rehabilituar rreth tridhjetë kilometra të hekurudhës Negotinë - Nogaevci. Sa i përket infrastrukturës rrugore, tashmë jemi duke përfunduar rehabilitimin e dy pjesëve të Korridorit 10, nga Katlanova në Petrovec dhe nga Demir Kapia në Negotinë. Filluam edhe ndërtimin në pjesën perëndimore të Korridorit 8 deri në kufirin me Shqipërinë. Në drejtim të lindjes po përfundojmë ndërtimin e autostradës Rankovcë – Kriva Pallankë dhe zgjerimin deri në pikën kufitare Deve Bair", theksoi Boçvarski.

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR