• e hënë, 23 dhjetor 2024

Boçvarski: Do të ketë takim me "“Sinohidro" nëse kërkojnë, vendimi për autostradën Kërçovë-Ohër do të jetë sipas analizës së ekspertëve

Boçvarski:  Do të ketë takim me

Negotinë, 8 nëntor 2023 (MIA)  -  Nëse përfaqësuesit e kompanisë kineze "Sinohidro" kërkojnë takim gjithsesi që do ta realizojmë. Në nivel teknik mbahen dhe realizohen takime. Është me rëndësi që kompania ka ende afat për realizim dhe deri më 31 dhjetor kanë afat dhe front për punë, për të vazhduar, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Boçvarski gjatë vizitës në Negotinë, theksoi se "Sinohidro"  në periudhën e kaluar kanë qenë në komunikim të koordinuar me Ministrinë, Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore dhe me të gjithë nënkontraktorët në zgjidhjen  dhe sqarimit të të gjitha çështjeve të cilat janë hapur gjatë ndertimit. 

 Sipas Boçvarskit, pa bërë  presion politik, por me analiza të ekspertëve, do të arrihet vendimi më i mirë politik për përfundimin e autostradës.

Mbështetje  të ekspertit FIDIK për autostradën Kërçovë-Ohër, siç sqaroi, do të jetë në drejtimin në cilin drejtim duhet të vazhdojë shteti për përfundimin e këtij projekti. Ekspertët që Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do t'i  angazhojë do të jenë në drejtim të zgjidhjes sa më të mirë të rrëshqitjeve dhe rrëshqitjeve dhe shpateve,  të cilat janë problem real dhe i madh në një pjesë të madhe të autostradës Kërçovë-Ohër. 

 "Kjo do të thotë se pas përcaktimit të të gjitha këtyre drejtimeve, të cilat do të dalin nga ekspertët, pa në këtë rast  të bëhet presion politik, por me analizë të ekspertëve do të vijmë në një vendimin më të mirë politik, që do ta marrim  edhe për përfundimin e autostradës, por edhe për atë autostradë që të jetë e sigurt, e besueshme për udhëtimin e  qytetarëve", thotë Boçvarski.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR