• e shtunë, 06 korrik 2024

Boçvarski: Bordin mbikëqyrës e pyesni sipas cilave kritere është zgjedhur drejtori i ri i MEPSO-s

Boçvarski: Bordin mbikëqyrës e pyesni sipas cilave kritere është zgjedhur drejtori i ri i MEPSO-s

Gostivar, 12 shtator 2023 (MIA) - Drejtorin e MEPSO-s e emëron Bordi mbikëqyrës i kompanisë. Aty pyesni me cilat kritere është zgjedhur, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Boçvarski i orientoi gazetarët që pyetjet për kompetencën dhe CV-në e drejtorit të ri të MEPSO-s t'i dorëzojnë deri te Bordi mbikëqyrës.

"Drejtorin e MEPSO-s e emëron Bordi mbikëqyrës i kompanisë, ashtu që këto pyetje do t'i dërgoni aty. Ata punojnë në pajtim me Ligjin për shoqata tregtare dhe në pajtim me nenin 353, nëse nuk gaboj, ata kanë vepruar sipas këtij Ligj. Ashtu që, pyetjet për kompetencën, për CV-në e drejtorit të ri do t'i dërgoni në Bordin mbikëqyrës", tha ministri Boçvarski pas fillimit të punëve ndërtimore të konzorciumit "Behtel dhe Enka" të Korridorit 8. bsh/

Foto: MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR