Bllokohet VK "Evzoni", VK "Niki" vetëm për autobusë dhe automjete të rënda
- Komunikacioni në vendkalimin kufitar "Evzoni" (Bogorodocë) është bllokuar për hyrje dhe dalje nga ora 11. Në vendkalimin kufitar "Niki" (Mexhitlia), komunikacioni është bllokuar vetëm për automjete të rënda dhe autobusë. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa në vendkalimin kufitar "Dojran", tregojnë të dhënat e LAMM sot deri në orën 12:00.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:50, 9 dhjetor, 2025
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në vendkalimin kufitar "Evzoni" (Bogorodocë) është bllokuar për hyrje dhe dalje nga ora 11. Në vendkalimin kufitar "Niki" (Mexhitlia), komunikacioni është bllokuar vetëm për automjete të rënda dhe autobusë. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa në vendkalimin kufitar "Dojran", tregojnë të dhënat e LAMM sot deri në orën 12:00.
Nga LAMM paradite informuan se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
"Nga data 15 nëntori, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit", thonë nga LAMM, duke shtuar se ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars.
Në njoftim thuhet se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
"Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë", thuhet në njoftim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s