• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bllagoja Pandovski kryetar i ri i Transparensi Interneshënëll Maqedoni

Bllagoja Pandovski kryetar i ri i Transparensi Interneshënëll Maqedoni

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Bllagoja Pandovski është kryetar i ri i Transparensi Interneshënëll Maqedoni. Funksionin e trashëgon nga kryetarja shumëvjeçare Sllagjana Taseva, e cila mbetet kryetare e nderit e kësaj organizate. 

Lajmin sot e bëri të ditur Taseva në prezantimin e Raportit të ri për rezultatet e Sistemit Kombëtar për Integritet. 

Pandovski është një nga themeluesit e TI Maqedoni dhe anëtar i Bordit Drejtues. Ai njoftoi se funksioni kryetar i TI Maqedoni është shumë i rëndësishëm dhe me përgjegjësi për shkak të rolit të tij në luftën kundër korrupsionit në shtet dhe për shkak të reputacionit të cilën e ka ndërtuar gjatë viteve të kaluara për çka, tha, është meritore Sllagjana Taseva. 

"Do të bëj përpjekje 100 për qind për ta justifikuar këtë dhe për të ruajtur reputacionin që ka organizata. Do të përpiqem t'i përmbush qëllimet dhe detyrat e përcaktuara në statut, si dhe në strategjinë e Transparensi Interneshënëll -Maqedoni, po ashtu mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjithë faktorët - institucional, joqeveritar dhe të gjithë ata që kanë dëshirë dhe vullnet për luftë kundër korrupsionit", tha Pandovski në ngjarjen e organizuar sot nga TI-Maqedoni. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR