• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni pritet të shkojë në Arabinë Saudite në samitin për ekonominë globale dhe për Gazën

Blinkeni pritet të shkojë në Arabinë Saudite në samitin për ekonominë globale dhe për Gazën

Riad, 27 prill 2024 (MIA) - Diplomati më i lartë i Uashingtonit është në mesin e liderëve të cilët priten të marrin pjesë në samitin ekonomik të organizuar nga Arabia Saudite, që duhet të fillojë të dielën, me fokus të fuqishëm në luftën e vështirë në Gazë, thanë organizatorët. 

"Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken "do të vijë direkt nga vizitat e tij në Kinë dhe rrugës për në Izrael", tha Borge Brende, kryetar i Forumit Ekonomik Botëror në konferencën për media sot në Riad. 

Pjesëmarrës të tjerë në takimin special dyditor janë presidenti palestinez Mahmud Abas dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe kryeministrat nga e gjithë Lindja e Afërt dhe nga Evropa. 

Ata përfshijnë ministra të Punëve të Jashtme nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja dhe kryeministra nga Katari, Egjipti dhe Iraku, thuhet në kumtesën e FEB.

"Gjithsej 12 shefa të shteteve dhe qeverive paraqiten në mesin e më shumë se 1.000 pjesëmarrësve", tha Brende. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR