Blinkeni me rastin e 8 Shtatorit: SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë aleatin tonë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane
- – Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.
- Post By Fitore Curri
- 15:45, 8 shtator, 2024
Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) – Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.
“Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni.
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinkeni dërgon urim me rastin e 33-vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të gruas së parë presidente në maj.
“E vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me Maqedoninë e Veriut të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë të ankoruar në komunitetin euroatlantik”, thuhet në urimin e Blinkenit. fc/
Fotografia: MIA