• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni i bëri thirrje Uashingtonit dhe Pekinit që të menaxhojnë me "përgjegjësi" dallimet e tyre

Blinkeni i bëri thirrje Uashingtonit dhe Pekinit që të menaxhojnë me

Shangai, 25 prill 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot i bëri thirrje SHBA-së dhe Kinës me "përgjegjësi" të menaxhojnë me dallimet e tyre, në fillim të vizitës së tij të dytë në vend për më pak se një vit.

"Ne kemi një detyrim ndaj popullit tonë - dhe në të vërtetë ndaj botës - të menaxhojmë me përgjegjësi marrëdhëniet midis dy vendeve tona", tha Blinken në Shangai, transmeton Hina.

Kreu i diplomacisë amerikane u takua dje me liderin lokal të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në Shangai, gjatë së cilës tha se presidenti amerikan Xho Bajden është i përkushtuar për vendosjen e një dialogu "të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm" midis dy vendeve.

"Mendoj se është e rëndësishme të theksojmë vlerën – madje edhe domosdoshmërinë – e angazhimit të drejtpërdrejtë, të flasim me njëri-tjetrin, të flasim për dallimet tona, të cilat janë reale dhe të përpiqemi t'i kapërcejmë ato", tha Blinken.

Sekretari i Komitetit të Shangait të PKK-së, Çen Xhining, nga ana e tij, insistoi në vlerën e kompanive amerikane në ekonominë lokale.

Blinken më pas u takua me studentë në Universitetin e Nju Jorkut në Shangai, ku tha se shpresonte që më shumë amerikanë të studionin në Kinë, duke shtuar se universitetet amerikane ishin gati të mirëpresin studentët kinezë.

Nga ana e tij, Pekini ka dënuar marrjen në pyetje të ashpra të cilave u nënshtrohen disa nga qytetarët e tij, përfshirë studentët, pasi kanë mbërritur në tokën amerikane, edhe pse ata kanë dokumente të vlefshme.

"Presidenti Bajden dhe presidenti Si janë të vendosur për të forcuar lidhjet tona ndërmjet njerëzve", tha Blinken. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR