Blinken do të diskutojë për "hapat konkret" me Izraelin për të ndihmuar civilët
- Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tel Aviv do të diskutojë për hapat që Izraeli "mund dhe duhet" të marrë për të minimizuar viktimat civile.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:18, 2 nëntor, 2023
Uashington, 2 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tel Aviv do të diskutojë për hapat që Izraeli "mund dhe duhet" të marrë për të minimizuar viktimat civile.
"Do të diskutojmë për hapat konkretë që mund dhe duhet të ndërmerren për të minimizuar dëmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të Gazës, dhe kjo është diçka për të cilën SHBA-ja janë të përkushtuara", tha Blinken.
Departamenti i Shtetit njoftoi se Blinken pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë izraelite.
"Kur shoh një fëmijë palestinez, djalë apo vajzë, të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, më prek po aq sa të shoh një fëmijë në Izrael apo kudo tjetër. Pra, kjo është diçka që ne kemi detyrim t'i përgjigjemi dhe do ta bëjmë", tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes se nëse Izraeli kishte treguar vetëpërmbajtje në ofensivën e Gazës, Blinken thjesht përsëriti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe "përgjegjësinë për të bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët". qa/ab/
Foto: Arkivi i MIA-s